Zoti na ruajt !
Nga Roland Bejko
Nga paaftësia për të prezantuar një plan masash prej shtetari, kryeministri ynë shfryn çdo ditë në TV gjithë mllefin e tij me një gjuhë e fjalor vulgar, përçarës, sherëxhi, llapaqen, që nuk lë njeri pa sharë.
Asgjë të re nuk i thotë publikut, thjesht injekton disiplinë prej frikës, terrorit, panikut, pasigurisë, ankthit, jo prej ndërgjegjes.
Në diktatura qytetarët i zbatojnë ligjet prej frikës. Në demokraci, prej ndërgjegjes.
Kështu që Kryeministrin e kemi mbi shpinën tonë një hall më shumë në morinë e halleve.
Nuk jemi kundër kur thotë ruhuni, mos dilni, lani duart në çdo kohë e të tjera porosi si këto.
Por jemi kundër dhe të fyer për mënyrën si e thotë dhe me strategjinë e menaxhimit të krizës pa strategji.
Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga Kryeministri i tyre se sa shtetër të rinj me apararte respiratore u shtuan, a u blenë tamponë më shumë? A do testohen më shumë qytetarë? A janë bërë kudo dezinfektimet e hapësirave publike? A filloi alokimi i fondeve për krizën dhe në cilat sektorë do përqëndrohen së pari? Po me rezervet ushqimore ku jemi, e të tjera punë qeverisjeje si këto.
Një komunikim i tillë pa pikë etikë shtetari, është i tmerrshëm.
Zoti na ruajt !