‘Zoti e deshi që Berisha të rikthehej’. Lefter Maliqi i bashkohet Kuvendit të Berishës .

 

Mes e delegatëve dhe mbështetësve të PD-së është vënë re dhe ish-deputeti Lefter Maliqi, i cili tha se sot është një ditë shprese, që do ti hapë rrugën largimit të Edi Ramës.

Maliqi tha se me largimin e Lulzim Bashës, do të shënohet edhe fundi i Edi Ramës.

“Përshëndetje, sot është një ditë historike, dhjetori i dytë, sot është një pjesëmarrje masive, anembanë vendit dhe kombit. Unë jam sot këtu në mirënjohje të veprave të zotit Berisha, siç duket nuk ka forcë që e ndal këtë uragan, zoti e deshi që Berisha të merrte këtë nismë për të bashkuar opozitën. Sot është një festë që fillon sot dhe përfundon me rrëzimin e qeverisë së korruptuar.

Pa u larguar Lulzim Basha nuk ikën as Edi Rama, sot është një ditë shprese. PD, ata pak që e mbështesin Lulin, shumë shpejt do të rrëzohen në mënyrë paqësore, ju do e shihni edhe vetë pjesëmarrjen e jashtëzakonshme që do të ketë Kuvendi i sotëm”, u shpreh Maliqi.

I pyetur nga gazetari Fatjon Gjinaj për non gratën e SHBA-ve, Maliqi tha se Berisha është një prej politikanëve me proamerikanë në Shqipëri, dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë ne disa presidentë amerikanë.

Fax News