Zhvillimet në PD -Çollaku : Foltorja si strukturat paralele serbe në Kosovë 

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me zhvillimet në PD, dhe paralajmerimin e ish kryeministrit Sali Berisha per mbledhjen e Kuvendit.

Ndërsa mbështet kreun e PD në postimin e tij, me ironi Çollaku shkruan se aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin, aq edhe një strukturë paralele ( nëse quhet foltore apo jo) mund të shkarkojë Lulzim Bashën.