Zhgënjëimi i një demokrati në Foltoren e Sarandës : Doktor, prapē këta do tē emēroni Sanxhak bej…

 

 

Nga  Petrit Ali Mulla *

Unë jam Demokrat, që kam marrë pjese, në të gjitha evenimentet e Partisë Demokratike, që nga viti 1990-të, se e konsideroj veten time, të lire, e thënë ndryshe, boll e kam vuajtur ndarjen nga shoqëria e asaj kohe, po me ndryshimet e viti 1990-të, une njoha dhe u bëra dhe me shumë kushurinj dhe njerez, që na kishte ndarë Lufta e Klasave.
Me thëne të drejtēn, vlerësova më shumë fjalën e Zotit Berisha, Energjinë e tij, gjatë nje fjalimi programatik, të sistemuar shume mirë, me me një Elokuencë të shkelqyer, që edhe ne Rininë e tij, nuk ka shpalosur, një program të tillë, për shumë çeshtje politike, që i mungojnë vendit, por mbi të gjitha për çeshtjen e njē ligji per Pronat.!
Vleresova tek fjala e tij, dëshirën për Bashkim, të Demokratēve, sepse bashkimi, i tyre, të çon ne fitore.!!!
Por çme bëri përshtypje mua, si Demokrat, pjesmarrja në këtë eveniment, e shumë ishëve, të Partise Demokratike, që nuk kanē lënë gjë pa bërë gjatë qeverisjes sē Partisë Demokratike, ish-Kryetar i Partise Demokratike të Sarandës, ish-Drejtore të institucioneve në Sarandë dhe në Tiranë, madje të fokusuar, ne vendet e para, të foltores dhe shumë të rrespektuar, nga Organizatorët.!
Kjo më la shije të hidhur dhe më bëri, të mos merrja fjalën, se kisha disa kërkesa dhe pyetje per Doktor Sali Berishën.!
Prapë këta, që hoqën edhe fshesaxhinjtē nga puna…
Doktor,prapē këta do tē emēroni Sanxhak bej…
Por cili është mendimi im, për ishët, nuk jam për përjashtim, por jo edhe prap nē vijën e parë.
Edhe ata duhet, të kontribojnë, me votat, i dua si dua Unë, i duhen Partisë Demokratike, se edhe ata kane votat e tyre, por edhe të njerzve të tyre.!
Po ku i nxjerr ata, si i bën profil, të Foltores..!!!
Ata me veprimet e tyre, e kanë nxirë Partinë Demokratike.
Pyetjet që kisha Unë pêr Doktor Sali Berishën, që më thanë shumë miq dhe mike, që fol, çou, po që si bëra, për shkak, se ishin, ishët aty.!
(1) A do të bëni një ligj, për rregullimin e Çështjes së Pronësisë, që e keni përgjegjesinë ju dhe e gjithë politika Shqiptare.?
(2) A do te vendosni, që brenda një katêr vjeçari qeverisje, të dëmshpërbleni, ish të dënuarit dhe tē interrnuarit politik, të Diktatures komuniste, nē mēnyrë definitive.??
(3) A do bëhet vërtet Partia Demokratike, një Parti Konservatore e tipit Anglez…ose si Partia Republikane Amerikane..?
Unē nuk dua të prek asnje person, qofte edhe ata që më kanë prekur personalisht mua, i kam lënë nē dorë të Zotit dhe Zoti i.madh i ka parë dhe do i shikoj, mendoj unë.
Një diçka të dini, e kam thënë shumë herë, që Partia Demokratike, nuk duhet të ndahet.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha, duhet te bëjnë një marrëveshje, për bashkēpunim, ose ti njohin njëri tjetrin, nuk ka rëndësi numri, i ndjekësve, simpatizantëve, qē ka secili prej tyre.

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë.Konispol