Zhduket mjekja që zbuloi koronavirusin dhe paralajmëroi mjekët e Kinës

Një mjeke e njohur ne Wuhan që ishte ndër të parat që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek te njohurit.

Dr Ai Fen tha se ajo u përball me ‘qortim të paparë e jashtëzakonisht të ashpër’ nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me ‘SARS coronavirus’.

Imazhi që ajo postoi u përhp me shejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botë.

Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.

Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxherin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme të koronavirusit.

Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxhimin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme lidhur me koronavirusin, por që nga ajo kohe, mjekja nuk eshte pare me, raportoi nje media e huaj australiane, transmeton Daily Mail.

Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi.

Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapet nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëhej me shumë vonesë.