Zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ-së, ja si u ndanë votat

263 gjyqtarë të vendit zgjodhën këtë të premte mes gjashtë kandidatëve, 3 anëtarë e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ata janë Klodian Kurushi, nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë; Ridvan Hado nga radhët e gjyqtarëve të Apelit; dhe Irena Plaku nga radhët e gjyqtarëve të Shkallës së Parë.

Këta tre gjyqtarë do të zëvendësojnë Medi Bicin, Ilir Toskën dhe Brunilda Kadin, mandati i të cilëve skadon në 12 dhjetor.

Votimi:

-Klodian Kurushi do te jete anetari i KLGJ nga rradhet e gjyqtareve te gjykates se larte. Kurushi fitoi kundrejt Asim Vokshit, per vendin qe la bosh Medi Bici. Klodian Kurushi 145 vota; Asim Vokshi 93 vota; 8 te pavlefshme.

-Ridvan Hado është anëtari tjetër i ri i KLGJ-së nga radhët e Gjykatave të Apelit. Hado fitoi kundrejt Vojsava Osmanajt per vendin qe la Ilir Toska. Ridvan Hado 140; Vojsava Osmanaj 101; Te pavlefshme 5.

-Irena Plaku eshtë anëtarje e tretë e re në KLGJ nga radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë. Irena Plaku fitoi ndaj Manjola Xhaxhos për vendin që la Brunilda Kadi. Irena plaku 158; Manjola Xhaxho 75; Te pavlefshme 13.