Zgjedhjet italiane dhe “lideri i madh” Edi Rama

Nga Fitim Zekthi

Si gjithnje, kur vjen fjala per ceshtje te tilla si zgjedhjet ne bote, nuk do te mbese njeri pa folur duke e bere gjithnje e me te paqarte ate qe eshte per ta vetvetiu e paqarte. Kjo gje ndodhi edhe per zgjedhjet ne Itali ku shumekush foli per fitore te populizmit apo te fashizmit. Sigurisht dy partite qe kane dale te parat, ajo e Lega Nord dhe levizja 5 Yjet, jane problematike pasi kerkojne nje ndryshim radikal te menyres se si funksionon qeverisja dhe per me teper e bejne kete te shtyra ose nga ksenofobia dhe nga fobi te tjera ose nga ideja se nje grusht njerezish kontrollojne gjithcka qe nga pasuria, mjetet e prodhimit(sic thoshte Marksi) pushteti, shperndarja e pasurise dhe e dijes etj dhe duhet nje rimarrje e pasurise dhe e pushtetit duke bere shtetezime apo rritjhe taksash dhe duke mos iu nenshtruar “sovranitetit te BE-se”. Por eshte fakt, dhe kjo nuk thuhet fare, qe Renzi dhe gati tere koalicioni i majte me liberale, me komuniste, me ekokogjiste etj, eshte po kaq i shemtuar dhe shume me i rrezikshem sesa keto partite populiste qe jane ne disa kuptime krejt irracionale. Renzi eshte shume me populist. Ai ngeli nate dite ne televizione duke bere propagande me gjithcka, duke e shitur veten per shpetimtarin e Italise, per njeriun qe qan hallet e popullit, ne nje kohe qe ishte vetem nje vegel e pushtetit te imponuar te BE-se dhe tere establishmentit liberal i cili synonte nepermjet ketij njeriu gjoja te ri, qe vishej bukur, qe fliste rrjejdhshem, qe ishte i drejtperdrejte, qe ne emer te reformave kinse te medha (por qe ishin vetem valvula shkarkuese ose mbulese e gjithe sistemit te korruptuar majtist liberal dhe ne krize qe imponohet nga BE,) te mbante ne kembe nje rrangalle sociokulturore qe e do vetem e majta, establishmenti dhe BE. Ndryshimi i Renzit me Salvinin apo Grillon eshte se Renzi eshte nje rrenacak i stervitur per tu dukur sikur punon, eshte nje propagandist i pergatitur te duket ne anen e duhur, ne anen e te drejtes, ne anen e njerezve ne nje kohe qe eshte bash e kunderta: eshte nje populist ne sherbim te nje kulture dhe grupi ekonomiko politik qe vetem thellon kontrollin mbi jetet e njerezve duke i bere ata me te varfer dhe me te varur nga ai dhe sistemi qe ka ate per sherbetor ndersa Salvini dhe Grillo jane populiste qe sistemi mund ti shfaqe si qesharake apo te rrezikshem. Ata, jane te rrezikshem por edhe denoncojne disa te verteta domethenese dhe nuk duket se jane ne sherbim te ndonje axhende kulturore apo politike qe i kontrollon ata si kukulla me fije. Ketu ne Shqiperi Renzi ka marre nje forme edhe me te shemtuar ne portretin e Edi Rames dhe Erion Velialjt te cilet jo vetem jane populiste dhe progandiste ne sherbim te nje grupi ekonomik dhe axhende kulturore liberale majtiste por kane futur ne loje edhe trafiqe te frikshme kokaine, iu kane celur deren banditeve dhe krimineleve duke kombinuar nje axhende te piste kulturoro-politike me shnderrimin e vendit ne nje shtet ku trafiku i droges, krimi dhe qeveria kane humbur dallimin dhe jane zgjatime te njeri tjetrit. Kombinim me mizor nuk mund te kete. Te pakten selfie neveritese te rames me Renzin nuk do kemi. Nuk do kemi as videokonferenca te Reznit ne kongresin e PS ku ai thote se Rama eshte lider i madh… vetem Pittela do ta beje akoma