Zgjedhjet e Rithemelimit / Ibsen Elezi nis “fushatën “nga Kukësi: Pse Berisha frikësohet debatit ?Nuk vijmë në pushtet me mite. LSI-i kundërshtare ideologjike, jo aleate 

Kandidati për kreun e Rithemelimit  Ibsen Elezi, e ka nisur “fushatën” e tij nga qyteti i tij i lindjes, Kukësi edhe pse është deklaruar ,me parë se procesi eshte i manipullur dhe se ai nuk sunon fotoren

Elezi tha se ka kërkuar debat me “kundërshtarin” e tij Sali Berisha, gjë e cila është kundërshtuar. Ai tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha, dhe duhet të ketë një hapje të partisë për të gjithë qytetarët.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipërim, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, tha Elezi.

Ibsen Elezi është i vetmi “rival” i Sali Berishës ne zgjedhjet “farsë” për kreun e Rithemelimit , rezultati  i te cilave  është i paracaktuar gjë që e ka pranuar edhe vet Elezi .