Zgjatja e vetingut/ PS depoziton amendamentin kushtetues në Kuvend

 

 

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut. Sipas këtij dokumenti, vetingu do të përfundojë në fund të vitit 2024.

Më herët në Kushtetutë ishte parashikuar që vetingu të vazhdonte deri në 5 vite nga data e fillimit të funksionimit.

Amendamenti kushtetues u mbështet me mbi 28 firma të deputetëve socialistë dhe tashmë është në procedurë parlamentare.

Për mirastimin e amendamentit, maxhoranca kërkon edhe votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me 93 vota pro.

Ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i PD në lidhje me këtë amendament kushtetues por drejtues të sajë kanë deklarur që nuk do të votojnë një iniciative të tillë ligjore.