Zgjatja e mandatit të Vettingut/ Rushaj: Kërkojmë të shtyhet mbledhja, do ta shqyrtojmë pasnesër

Në Këshillin e Legjislacionit, ditën e sotme është diskutuar për zgjatjen e mandatit të Vettingut, një propozim i bërë nga partia socialiste, konkretisht nga deputetët e mazhorancës.

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, është kërkuar që të bëhet një votim për këtë propozim pasi është paraqitur nga 1 e pesta e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa deputetët demokratë nuk kanë pranuar që të votojnë dicka të tillë dhe kërkuan që mbledhja të shtyhej në mënyrë që të bënin shqyrtimin e këtij propozimi.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Alfred Rushaj: Kërkoj që pasnesër të shqyrtohen propozimet e PS, dhe të shtyhet mbledhja, duke vendosur të bëhet e përbashkët në datë 3, për të dyja propozimet.

Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar që si votimi për zgjatjen e insitucioneve të Vettingut po ashtu edhe votimet për reformën zgjedhore të bëheshin në të njëjtën ditë pranë ditën e sotme. Ndërsa deputetët e opozitës kërkuan që këto propozime të shtyheshin për në mbledhjen tjetër dhe të votoheshin përnjëherazi pasi ishin ndryshime kushtetuese tepër të rëndësishme.

Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj, argumentoi se Neni 5 parashikon se, kur ngrihet komision për ndërhyrjen në Kushtetutë, amendamentet mund t’i bashkangjiten komisionit të mëparshëm.