ZDF akuza Ramës dhe Rilindjes për studentët!

 

Nga Qamil Gjyrezi

Televizioni gjerman ZDF, e akuzon qeverinë Rama, për gjëndjen e universiteteve në Shqipëri. Protesta e studentëve shqiptarë dhe situata politike në Shqipëri, po marrin një rëndësi të vecantë edhe për median europiane.
Media europiane, kryesisht europiane Gjermane është e interesuar për protestën studentore dhe gjëndjen politike aktuale në Shqipëri.
Televizioni serioz gjerman ZDF, i kushtoi para disa ditësh një kronikë protestës studentore në Shqipëri. Opinioni publik dhe intelektualët gjermanë që e ndoqën këtë kronikë janë skandalizuar me kushtet që kanë studentët shqiptarë në auditore dhe konvikte.
Një profesor i sociologjisë dhe politikës në Bielifeld Albert Shultz mbasi kishte ndjekur kronikën e zgjeruar të ZDF, më shkruajti shumë një e-mail dhe mbështet protestën studentore.
Ai ishte optimist për protestën studentore dhe më shkruan se: “Studentët duhen përkrahur nga të gjithë. Ata janë e ardhmja”!
Ky interesim gjerman për protestën hedh poshtë deklaratat e ndonjë politikani të dështuar në Shqipëri, që shpif se protesta studentore nuk gjeti mbështetje ndërkombëtare dhe të diplomatëve në Shqipëri. Politikani i dështuar biles rendit edhe disa pika, si politikolog i madh që është duke ju dhënë mend studentëve.
Pikërisht studentët protestues, nuk janë të interesuar për këto këshilla, mbasi ata janë të pakënaqur nga elita politike dhe nga qeveria aktuale dhe kryeministri Rama, që kërkon t’i mashtrojë tashmë me ministren e re të arësimit Shahini, për të dialoguer. Biles sot me datën 10.Janar. 2018 ju bëri edhe presion me segmente të caktura të policisë, gjatë qëndrimit të tyre në auditore.
P.D. ka dënuar aktin e paprecedentë të përdorimit politik sot të policisë nga kryeministri Edi Rama për kërcënimin, shantazhin dhe presionin ndaj studentëve.
Sipas një deklarate të deputetes Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Arsimit, “narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare.
Ligji e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete. PD, paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.”
Edhe mbrëmë gjatë natës, ka patur ndërhyrje të policisë private në ambientet e brëndshme të Fakultetit të Drejtësisë.
Rreth orës 01.00 pas mesnate, policia private ka hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhjetëra studentë kanë qëndruar të “ngujuar” prej ditës së djeshme.
Një student i juridikut shprehet i revoltuar: “Të mos guxojë njeri të prekë studentë me dorë, të mos guxojë njeri të prekë gocat. Ora është një e natës dhe këta vijnë e bëjnë këto pisllëqe këtu”.
Kjo situatë ka krijuar një situatë revolte nga ana e studentëve, të cilët mbledhur në një sallë leksioni ndërkohë që nuk pranojnë të dalin jashtë.
Por studentët shqiptarë nuk besojnë më tek kjo qeveri, mbasi janë të mashtruar dhe të keqtrajtuar në të gjitha planet.
Përktheva disa fjali nga koronika e televizonit gjerman ZDF, për të treguar qëndrmin që ka ky televizon gjerman për protestën e studentëve. Mesazhet e medias gjermane që është shumë profesionale dhe e pavaruar dhe politikës gjermane duhet dëgjuar nga e gjithë klasa politike shqiptare, kryesisht nga qeveria e korruptuar dhe Kryeministri Rama.
Gazetari gjerman deklaron i ZDF: “Prej disa ditësh opinioni në Shqipëri nuk i mori seriozisht studentët, por ata nuk ndalen. Me qindra student shqiptarë po protestojnë kundër kushteve të studimit katastrofike dhe mungesës së prespektivës në Shqipëri. Tarifat e studimit janë shumë të larta dhe studentët nuk i përballojnë këto tarifa. Mbas Sirisë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh të njerëzve që largohen nga vendi i tyre”.
Një prej studentëve Igli Tola shprehet se: “Studentët e kanë humbur shpresën tek qeveria”. Igli Tola i drejton gazetarët në një konvikt studentësh, me kushte shumë të këqija.
Kronika vazhdon më poshtë se : “4 nga 5 të rinj shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Në Shqipëri mungojnë gjërat e domosdoshme, ndërsa qeveritarët mbulojnë skandalet e korrupsionit. Kushtet në konvikte janë shumë të këqija, tualetet janë të shkatërruara. Qeveria e Ramës përpiqet të uli rëndësinë e protestës studentore. Ministrja e sapoemëruar tashti Shahini deklaron se: “Qeveria kërkon të dialogojë me studentët protestues”. Kronika vazhdon: “Por studentët janë kundër dialogut, ato nuk kanë më shpresë tek elitat e korruptuara që qeverisin. Studentët që protestojnë janë me qindra dhe mijëra. Ata protestojnë për kushte më të mira, biblioteka dhe profesorë më të aftë. Ata protestojnë për të ardhmen e tyre dhe të Shqiptarët janë me ta”.
Kronika e televizonit gjerman ZDF, e diskretitoi Rilindjen oligarkike dhe Ramën. Me të vërtetë opinion publik ndërkombëtar dhe diplomatët e akredituar në Shqipëri kanë një rol vendimtar për zhvillimet politike tek neve, por Shqiptarët vetë së bashku me studentët, profesorët dhe intelektualët duhet të zgjidhin problematikat e tyre dhe të rrëzojnë qeverinë e Rilindjes së korruptuar oligarkike.
“Elita politike” aktuale e majtë Rilindase, i gënjeu të gjithë Shqiptarët, jo vetëm studentët, prandaj kërkohet një zgjidhje politike për të gjithë në të ardhmen.
Protesta e studentëve, i bëri të gjithë të mendojnë dhe të shpresojnë, se ky vend ka të ardhme, pa oligarkë dhe qeverinë aktuale të majtë.
10.1.2018 [email protected]