Yuri Kim takon Delina Ibrahimajn: Të forcohen masat kundër pastrimit të parave

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka takuar një ditë më parë Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Në një postim në Tëitter ku ka zbardhur takimin me Ministren, Yuri Kim i kërkon Shqipërisë që të forcojë luftën kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet nga raporti i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave.

Yuri Kim thotë më tej se SHBA mbështet fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien, duke shtuar se investimet amerikane do të tërhiqen atëherë kur rregullat të jenë të qarta dhe kur të ketë gjykata të pastra.

Postimi i Yuri Kim

U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomise Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit Shqipëerinë të forcojë masat kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet ne raportin e Këshillit të Europës, që është thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

SHBA mbështet fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.