Yuri Kim: Ja çfare bisedova me Ballën dhe Rushajn

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur takimin me krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, me të cilët thotë se ka diskutuar në lidhje me prioritetet e tyre legjislative.

“Faleminderit krerëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm ku ndamë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre legjislative.

Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të flasin sinqerisht për dallimet, të ngrihen mbi paragjykimet kur është e mundur”, shkruan Kim në postimin e saj, ku ndan dhe një fotot me dy krerët e grupeve parlamentare.