Xhaferaj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Durrës pas marrjes së mandatit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Degës së Durrësit.

Ky largim i Xhaferajt vjen për shkak se statuti i Partisë Demokratike nuk i lejon të mandatuarit si deputetë të mbajnë dy funksione brenda partisë.

Sipas statutit, ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen që pasi mori mandatin, por për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD, vendimi është marrë së fundmi.

ABC mëson se me vendim të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha është komanduar në këtë post Luan Hoti.

Xhaferaj ka drejtuar degën e Partisë Demokratike në Durrës që prej prillit të vitit 2018, kur pasoi në këtë detyrë Oerd Bylykbashin.