VUAJTJE, DHIMBJE DHE LOT !

Nga Bujar Vreto*

Miq te dashur, e kam te veshtire te shkruaj por jam i detyruar per gjendja e mjerueshme te pjeses derrmuese te popullesis ne Librazhd qe vetem thellohet dhe ska te ndalur.

Une dhe Deputeti i zones z. Endri Hasa, pame nga afer gjendjen e veshtire dhe te trishtueshme te disa familjeve qe per hire te se vertetes te thuash katastrofe eshte pak, te thuash ne meshire te fatit as fati seshte me ta, te kerkosh tek pushteti i votave te vjedhura dhe blera e pamundur sepse drejtuesit fodulle qe rrotullohen ne karrige, vendosin kembet mbi tavoline, pine alkol mos them dhe orgji ne zyrat e shtetit, nuk i degjojne hallexhinjte per hallet e tyre, as ne zyre nuk i fusin por ne koridor duke ju bertitur me te madhe ikni se skemi cbejme per ju.

Ne u futem ne strehezat e Hava Lloges dhe Xhone Asgjetes por e pamundur mos ndiheshe ne dhimbje, e pamundur mos derdhje lot, e pamundur mos ndiheshe i trishtuar.

Nga kjo gjendje ne pragun e katastrofes humanitare me erdhen ne mendje vargjet e poetit te madh ‘’MIGJENI’’‘’Kafshate qe skaperdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi….’’

Shirat e fundit kane sjelle mjaft deme ne rruge ujesjellesa, shkolla, pemetari, vreshtari por me e keqja eshte se ka demtuar deri ne pragun e pamundesise per te banuar disa shtepi dhe njera nga keto eshte dhe shtepia e znj. Xhone Asgjetes qe balta e lluca ka depertuar brenda, dhomat kane dale jasht funksionit pasi masivi i dheut cdo dite avancon dhe shtepia po fundoset dhe po perpihet nga dheu. Kjo familje e perbere nga 7 anetar ku kater jane femije nga 6 muaj deri ne 6 vjec e zonja e shtepise pensioniste e semure dhe djali me nusen te pa’pune qe nuyk sigurojne dot as ushqimin per femijet e jo me te perballojne kete fatkeqesi natyrore por e inicuar nga dora e njeriut se mbi shtepine e tyre (tashme grehine) eshte hapur nje rruge e domozdoshme per lagjen por pa studiuar pasojat e mevoneshme per rreshqitjet qe tashme jane fakt dhe me pasoja te renda.

Situate e rende ishte dhe ne familjen e znj. Hava Lloga e cila jetonte tashme e vetme ne nje strehes me kompesat e mbuluar me llamarin qe per fatin e keq, cfar binte jasht hynte brenda, djali i saj Sherifi kishte dale me qira sepse nuk i jepej mundesia te rikostruktonte banesen e nenes dhe te tijen qe i kishte rene catija, kjo familje por dhe disa te tjera kishin edhe nje problem te madh sepse paguanin qira per rrugen qe shkonin tek shtepija e tyre dhe kjo e padegjuar por ja qe ndodh.

Une ne cilesine e anetarit te keshillit Bashkiak, te kryetarit te opozites por dhe me porosi te deputetit z. Endri Hasa do kerkoj ne keshille, si me poshte ..

1- Te gjendet nje shtepi per familjen e znj. Xhone Asgjeta dhe ti paguhet qiraja per 1 vit, nderkohe te gjendet zgjidhje e perhereshme.
2- Te jepet leja per rikostruksionin e shtepise te znj. Hava Lloga duke e perjashtuar nga vlera monetare.
3- Rruga per ne shtepi te mos pengohet nga taksambledhesit e paligjeshem jo vetem per kete familje por per cdo familje qe ka probleme te ngjashme.

Taulant Balla te bej thirrje , si perfituesi me i madh i votes te besuar, i votes te blere dhe manipuluar por qe ushtron pushtet nga te qenurit ne qeveri, ke detyrime shume per keta banore dhe trevat e Librazhdit, k’the syte dhe mendoje mire, mos mendo se po i blene me nje ndihme ekonomike, mos mendo se vare xhaketen tek pisha e ish turizmit se dhe pishat i prete ske dhe vend ku ta varesh, varferia ka pllakosur, zemerimi po zien, nje dite do marresh ndeshkimin popullor..

Me shume dhimbje per kete realitet te trishte

Kryetari i PD Librazhd

18-03-2018.