Vrasësit !

Nga Albert Avduli

1944-Shkurt-2020
Na vranë pa gjykuar dhe kurrë s’u penduan. Aksioma dihet, krimineli vret përsëri !
46 vite nuk na lanë as t’i qanim, as t’i kujtonim. Shumicës, që ju morën jetën, s’ju lanë as varr. Hakmarrje nuk kërkuam. Emrat e vrasësve, janë të stampuar në fasada shkollash, rrugësh, institucionesh, ndaj ende ky vend përpëlitet në dhimbje.
Reagimin tonë e quajnë urrejtje. Njëlloj sikur të akuzosh shqiponjën e hapësirave pse përplaset, kur e mbyll në kafaz.
Ata plumba ende vrasin. Ato plagë dhembin nën e mbi tokë.
Tre breza plagë hapur.
Para 76 vitesh, shkurt ì vitit 1944, fshati Çorrush – Mallakastër, komunistët pushkatuan pa gjyq, vetëm pse ishin deklaruar kundër bolshevizmës ; Sami Xhelili, Adem Avduli, Mino Hamza nga Çorrushi dhe Mehmet Xhaferi nga Kalivaçi Tepelenës. Samiu ishte bir ì Rrapo Lelos, pasanik dhe eksponent antikomunist. Djalosh ì virtytshëm. Mino, pinjoll ì një familje të madhe, ì cili në fillim përkrahu komunizmin, por kuptoj çfarë ishte ajo bishë dhe ì braktisi. Ademi dhe Mehmeti ish ushtarak të monarkisë. Kaq mjaftonte. As kishin vrarë, as zbrazur armë. Thjesht kishin shprehur të vërtetën: bolshevizma është bishë gjakësore. Filozofia e kuqe, po mendove, je njeri. Kur je ì tillë, të marr jetën. Të tjerët heshtën. Kaq shumë u përshtatën në atë burim gjaku sa edhe sot nuk vlerësojnë ujin.
U zhytën në batakun e mjerimit deri në fyt dhe më 1991, pyesnin për çfarë duhej letra higjienike.U zhavorosën aq shumë sa ende sot duartrokasin per trimëri të pabesa.
Etërit na vranë, bijtë e tyre ende qeverisin mbi gjakun tonë.
O Zot çfarë paradoksi : Vrasësit ì kemi lënë, që t’na administrojnë jetën