VRASËSIT E SHOKËVE TË LUFTËS

Nga Av. Xhafer Sadiku
Një letër e Bacës (Ramadan Çitakut- Xh. S.) dërguar Shtabit të Përgjithshëm në 24 shtator 1943 përmban të dhëna të rëndësishme. Kështu, midis të tjerave ai bënte fjalë për Mehmet Shehun i cili kishte dashur të pushkatonte Xhaf Mirakun, delegat i Shtabit të Përgjithshëm në Elbasan, me akuzën se kishte dezertuar në Spanjë.
Këtë gjë e refuzova unë, – shkruante Baca, – tue i thanë se sod nuk është armik i luftës bile përkundrazi përkrahës i luftës. Xhafa nuk ishte ato ditë që qe Mehmeti, dhe kështu shpëtoi edhe për ca kohë, theksonte Baca, deri sa ti bjerë rasti që të ndeshet me të.
Në fakt, pas disa kohësh, Xhaf Miraka u vra nga komunistët.
__________
Ne foto: i pesti nga e majta, Xhaf Miraka, i treti Koci Xoxe.