Voltana Ademin pret në zyrë Borchardt të OSBE

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka pritur sot ne zyre Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt. Takimi ka zgjatur për rreth dy orë dhe ata kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesën në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe përzgjedhjen e Shkodrës nga OSBE ndër 61 bashkitë në vend për për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike.
Në përfundim të takimit, Ambasadori Borchardt nuk preferoi te komentojë, nga frika e reagimit te publikut per shkak te experiences se keqe me mbeshtetjen qe i ka dhene qeverise Rama, vetëm se e cilësoi si “një takim i zhvilluar prej dy orësh, ku jane diskutuar shumë gjëra” ndërsa i pyetur nëse ishte dikutuar rreth zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit ai ishte i prerë: “Natyrisht që po!”
Ndërsa Voltana Ademi ka bërë të ditur se me Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt kanë diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesa e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.
“Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike,” thekson Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi përmes rrjetit social Facebook duke shprehur gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.
Deklarata: Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt.
Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.
Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.