Voltana Ademi e qarte : Asnjë marrëveshjeje politike për zgjidhjen e krizës

Voltana Ademi është kundër çdo marrëveshjeje politike mes palëve për zgjidhjen e krizës politike. Një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, në një intervistë ekskluzive për Abc News, kryetarja në detyrë e bashkisë Voltana Ademi tregon për pozicionin e saj pas këtij procesi. Gazetari i Abc News Simon Shkreli bisedoi me të.

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, Voltana Ademi shpreson të ketë zgjedhje për Shkodrën. Qytetarëve sipas saj i është mohuar e drejta për të zgjedhur, jo vetëm duke ju referuar 30 Qershorit, por zhvillimeve pas kësaj date, që nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit për shkak të akuzave.

“Unë dua të shpresoj që shpejt të kemi zgjedhje për Shkodrën, besoj do kemi zgjedhje për gjithë Shqipërinë, por ngjarjet e Shkodrës e kanë dëshmuar se qytetarëve u është mohuar kjo e drejtë, prandaj duhet t’u jepet sa më shpejt mundësia për të zgjedhur”, tha Ademi.

“Nëse palët bien dakord për Shkodrën a do të jetë Voltana sërish kandidate e PD për Shkodrën”?

“Zgjedhjet vendore nuk janë vendim që lidhen domosdoshmërisht atë që them unë. Dua të them që askush edhe unë në këtë rast, nuk do merrja guximin që të veja njerëzit e ndershëm të qytetit përballë krimit kur bëhet fjalë për vendosur qofte edhe Voltana Ademin në një pozicion, të vështirë në një situatë kriminale”, shprehet Ademi.

Por Voltana Ademi nuk e shikon zgjidhjen e situatës në një marrëveshje midis PD dhe PS. Ajo është kundër çdo lloj marrëveshjeje politike.

“Unë jam kundër çdo marrëveshje politike. Ajo që duhet t’i futemi në themel të gjithë atyre që e kanë shkelmuar ligjin që e kanë dëmtuar sistemin ligjor dhe të zbatimit të ligjit, çdo marrëveshje politike është e pa vend dhe nuk bëhet fjalë për një marrëveshje politike kurrsesi, sepse e gjithë kauza do të binte poshtë nuk është e mundur të ndodhë kjo”, tha Ademi.

“Nëse situata vazhdon, a do jeni kandidate e pavarur nëse PD nuk hyn në zgjedhje”?

“Nuk bëhet fjalë të garojmë në aspektin individual të fjalës, kjo shkon përtej partive politike, kjo shkon tek njerëzit, do filloi nga Shkodra për të siguruar polaritetin që kërkohet në një proces zgjedhor”, u shpreh Ademi.

“Pra ju thoni nëse këto kushte nuk do merrni pjesë në zgjedhje”.

“Unë këtë nuk e thashë, përkundrazi, Shkodra ka qenë gjithmonë inovative, ka qenë e qartë në qëndrimin e vetë dhe qytetarët e Shkodrës në atë moment besoj se do të mund të reagojnë për të siguruar atë që do të jetë më e mira për ta”, tha Ademi.

Në fund Voltana Ademi thotë se ndoshta jemi në fazën e rrugëdaljes dhe do të duhet të gjejmë një rrugëdalje. Ndryshe sipas saj do të jetë edhe më e rëndë dhe me të vërtetë ndoshta s’paskemi parë asgjë akoma.