Vlonjatët në protestë : Rama, anti-shqiptari më i tërbuar në histori 

Qytetarët e Vlorës kanë dalë në protestë sërish ditën e sotme kundër punimeve që po kryhen në ‘Sheshin e Flamurit’, ku fillimisht u tha se do kthehej në terminal autobusësh ndërsa më vonë kryeministri Rama konfirmoi se do jetë si hapësirë për shfaqje artistike dhe panaire.

Teksa punimet kanë nisur, qytetarët shprehen të indinjuar duke e cilësuar si akt i zhdukjes së historisë dhe identitetit shqiptar.

Ata hedhin akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtuar anti-shqiptar dhe shtojnë se me këtë projekt në Vlorë përveç se nuk do të ketë më monumente historike, turistët nuk do e vizitojnë më qytetin.

“Zhduku historinë, sheshin e ‘Flamurit’, varrezat e dëshmorëve, lagjia karakteristike nuk duket. Anti-shqiptari më i tërbuar në histori do të mbetet, kaq di të them. Njerëzit e mi janë të gjithë të majtë por janë shumë të indinjuar, po qajnë në shtëpitë e tyre se janë dhe të moshuar”-tha një grua.

“Shkatërrim, i vuri vulën Vlorës! Një plan koti, këmbë turisti ska shkelur, në fillim thanë terminal, tani tempull, cili vlonjat do vijë këtu?!

Ka izoluar monumentin madhështor, e bëri babai edhe e prishi djali. Vijmë dhe kot, se ai për çdo gjë që bën në kokën e tij, nuk pyet!”-u shprehën qytetarë të tjerë.