Vlerësim “maksimal” e i turpshëm për pensionistet nga kryeministri……

Nga Oriola Pampuri

Ja qe vune doren ne zemer, u menduan e i bene mire llogarite, si menaxhere e nikoqire te”mire” te buxhetit, “mendimtare te medhenj” e njerez me zemer vendosen te shperblejne me ne fund pensionistet per vitin e ri me 3000 leke te rinj. Kjo “do t’i gezoje”te gjithe ata, por problemi me i madh do te jete mundi qe ata do te pershkojne deri ne vendimin final, pra si do ta shpenzojne kete shume? Fillimisht si vigjilje festash menduan per nje gjel, por duhet t’i mbushnin mendjen nje pensionisti tjeter per ta ndare pergjysem, pasi kjo shume nuk mjafton per ta blere te plote. Po hajde te gjesh te njejten mendje…..Mund me vete ky.
Sikur te blejne disa ushqime? Po prape nuk di cte blesh me pare me 3000 leke te rinj! E pas gjithe kesaj me mire mos ta japin fare kete shperblim, pasi po ofendojne rende prinderit e mi, te miqve te mi e gjithe pensionistet ne mbare vendin. Po ofendojne mundin e dinjitetin e tyre. T’i mbajne me mire per vete, sepse jam e bindur qe askush nuk e do me kete lemoshe te shemtuar. C’ eshte kjo tallje qe beni me pensionistet? Mos mbillni palma qe u thahen, por shperbleni si duhet pensionistet, dhe jo vetem per vitin e ri po Rritni pensionet, mos beni koncensione, check-up-e, inceneratore e pislleqe te tjera ne kurriz te kesaj kategorie e te gjithe administrates e personelit shendetesor. Mjaft u tallet. Por ne na keni prapa cdo skandali qe po ndertoni ne kurriz te qytetareve.