Vlera e “panjohur” e Sherif Delvinës ! 

Nga Nebil Çika

Në vend të një elegjie !

 

Sherifin shumica e njerëzve e njohin për seriozitetin, elokuencën , kulturën, përkushtimin për  historinë , letërsinë, kombin etje .

Por Sherifi kishte, në të njëjtën masë, edhe dimensionet e tjera njerëzore .

Dikur në midis viteve 1990- 2000 bashkë me Sherifin dhe ish Drejtoreshën e Bibliotekës  Kombëtare znj. Nermin Basha, po ngjiteshim në kafen që ka qenë në katin e dytë të Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Në bisedë e sipër, Sherifi foli diçka për dashurinë .

Me shaka Nermini, duke e ngacmuar nga që që Sherifi ishte beqar, i tha : Vetëm ti Sherif mos fol për dashurinë …. ! Ndërkohë ballë për ballë me ne, po zbrisnin shkallët dy zonja, artiste të njohur shqiptare, muzikante . Njëra prej tyre ju drejtua Nerminit : Të lutem shumë mos ma lëndo Sherifin !

Po ku merr vesh ky nga dashuria – vazhdoi shakanë Nermini  . E ke gabim – i tha zonja:  Letër dashurie 28 faqe ta lexosh gjithë jetën dhe të mos mërzitesh kurrë me të, vetëm Sherif Delvina mund të shkruaj – tha artistja në fjalë . Të lutem shumë mi kthe ato letra , tani je bërë gjyshe nuk ka me kuptim ti mbash më – i tha Sherifi i vënë disi në siklet . Jo Sherif, nuk ti jap i ke shkruar për mua dhe janë të mijat – e mbylli bisedën zonja.

Kur u ngjitëm në kafe, Nermini nuk i ndahej Sherifit, donte të dinte më shumë për atë histori dashurie që dëgjuam në shkallë dhe këmbënguli këmbë deri sa Sherifi na tregoi diçka më tepër : Tha se – kishin pasur një lidhje, histori dashurie, që kishte filluar kur ishin studentë. Por pas diplomimit sherifin si bir i një familje “armiku” e degdisën mësues në Bënçë të Tepelenës , ku kaloi disa vite të jetës së tij . E vetmja mënyrë komunikimi me vajzën që ngeli në Tiranë ishin letrat . Blija një fletore 28 faqe (besoj ju kujtohen atyre që kanë jetuar në kohën e komunizmit )dhe i shkruaja për gjërat tona, gjëra që i shkruajnë njëri tjetrit të dashuruarit, deri sa mbronte fletorja, dhe ja nisja me postë .

Asaj i pëlqenin shumë .I kam kërkuar disa herë të mi kthejë por nuk pranon, e dëgjuat edhe vetë – tha Sherifi.

Mu kujtua kjo histori sot kur mora lajmin e ikjes në përjetësi të tij dhe dua ta kujtoj për këtë dimension njerëzor të mrekullueshëm por të panjohur të tij nga publiku , mikun tim të nderuar Sherif Delvina  !

N. Ç