Vjosa Osmani Pas Shtëpisë Së Bardhë Mirëpritet Në State Department

 

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër të Këshillit për Siguri Kombëtare, kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Osmani shkruan se me diplomatin Palmer kanë bisedua për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe për punët e rëndësishme të cilat e presin Kosovën.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, shkroi Osmani në Fb./