Vjeshta e Jozefina Topallit.

Vjeshta e Jozefina Topallit.
Nga Qamil Gjyrezi
Mbasi ka heshtur disa muaj, fill mbas pushimeve të verës, Jozefina Topalli shpif, ngrin akuza të pa qëna për opozitën dhe kryetarin e saj nga një ekran televiziv. Në konferencën “mediatike”, pa zë, Topalli konteston statutin i P.D.së, të votuar në Kuvendin e fundit kombëtar, koalicionet e P.D.-së, debatin për ndryshimin e kufijve në Kosovë, FMN-ja dhe oligarkët që mbështet gjoja kryeatri Basha?!
Të gjitha akuzat janë të pavend dhe shumë personale, nga një politikane e dështuar, që pati në P.D. cdo gjë në dorë dhe e përdori këtë forcë politike vetëm për qëllimet e saja personale. Me të vërtetë opozita ka shumë për të bërë për të rritur rolin e saj në opozitë, por Topalli me miqtë e saj në P.D., me forma po përpiqen të “sabotojnë” zhvillimet në opozitë dhe të ulin rëndësinë e kryeatrit Basha në parti.
Po e filloj me koalicionet. Koalicioni me LSI-në në vitin 2009, me të vërtetë pati një ndikim negativ për të ardhmen e kësaj force politike, P.D-së, por zonja ka qenë një ndër organizatorët e shitjes së Shkodrës të majtës në vitin 2013. Në vitin 2009 Topalli nuk ka patur guximin ta kontestojë këtë koalicion se nuk ka guxuar të kontestojë vendimet politike të Berishës, por sic e shkruajta ajo e “shiti” Shkodrën në 2013 me mbështetësit e saj në PD, në bashkëpunim me LSI-në e Shkodrës.
Në realitet Topalli sot akuzon Bashën, por në të vërtetë e ka me Berishën, që nuk guxon me ja përmendë as emrin, se Berisha ja tregon vendin.
Statuti P.D.-së në kuvendin e fundit u votua në formë demokratike dhe për mendimin tim ishte shumë i mirë dhe do të ketë një rol pozitiv në të ardhmen e kësaj force politike. Por Topalli është mësuar prej 10 vitesh të ketë forcë në P.D. dhe të votojë me miqtë e saj individët dhe vendime politike që i kanë interesuar asaj dhe klanit të saj.
Debati për ndryshimet e kufijve në Kosovë ishte një test për politikën tonë dhe atë ndërkombëtare. Natyrisht kryeatri i opozitës e dha mendimin e tij për këtë ceshtje. Por Topalli kërkon të luaj një rol si “patriote” që është dhe të gjithë ato politikanë të majtë e të djathtë që kërkojnë të fitojnë kapital politik me këtë ceshtje të rëndësishme për neve dhe rajonin. Po i rikujtoj zonjës Topalli kërkesën në 2005, që i bëri Berishës për tu bërë ministre e jashtme dhe që nuk ka për tu bërë asnjëherë. Përgjigja Berishës ishte e prerë, që nuk do të jesh kurrë ministre e jashtme , mbasi nuk plotëson “kriteret” dhe zgjidh cfarë të duash tjetër në qeverisjen e P.D.-së. Topalli u përgjigj në sallën e kuvendit, se do të krijoj parti tjetër, nëse nuk realizohej kërkesa e saj. Në realitet ishte një strategji e saj, për të kërkua pozicione të tjera për përfitime personale.
Akuzat për “oligarkë” që mbështet Basha janë të pa baza dhe shpifje tipike dhe sulme personale për kryetarin e opozitës. Njëkohësisht të pa baza janë edhe akuzat për rolin e FMN-së tek neve dhe trillime post-verore të “humbëses së madhe Jozefina Topalli.
Nëse Jozefina Topalli dhe miqtë e saj duan të kontribojnë në politikë, duhet së pari të shkojnë në bazat e tyre politike dhe të kontribojnë me ide dhe aktivitet politik dhe jo të flasin nga ekranet televizive, për opozitën.
Topalli ka dy mundësi. Ose të vijë në Shkodër, në lagjen e saj ose të kontribojë në lagjen ku ka shtëpinë në Tiranë, për opozitën dhe aksionin opozitar.