Vizat amerikane 10-vjeçare, ambasadorja Kim: Rritja e numrit të aplikimeve krijoi vonesa në intervista! Çfarë duhet të bëni për rastet urgjente

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë me dije se ka pasur një rritje të aplikimeve për viza amerikane me zgjatjen e tyre në një afat deri në 10 vite.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se kjo ka sjellë pritje të gjata për intervistat në ambasadë.

“Pas shpalljes së vizave amerikane 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara ju lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] PASI të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar”, -shkruan Kim.