Vishinski Milo- “Në anën e duhur të historisë”

 

Nga Kastriot Dervishi

Sikur të mos dilnin filmat qesharakë me luftë të kinostudios që RTSH-ja na i shfaq nga 3-4 herë në ditë, tani ka filluar të shfaqet edhe një film joartistik me gazetar, historian, prokuror, gjyqtar, Paskal Milon, të quajtur “Në anën e duhur të historisë”, në të cilin gjasme debatohen çështje historike. Pikë për pikë emetohen tezat enveriste miladiniste të historiografisë komuniste, të cilat mbeten qëllim i parë i këtij agjitacioni bolshevik, i ngjashëm me titujt e një gazete muri. Milo luan më shumë rolin e prokurorit sovjetik Vishinski, që me pretenca komuniste i trajton jokomunistët e kohës si fajtorë që nuk kanë të drejtë për asgjë se “nuk ishin në anën e duhur të historisë”. (Këta të Miladinit ishin . Në të vërtetë historia studiohet siç ka ndodhur dhe jo si e dëshirojnë ata që kujtojnë se ishin te “ana e duhur”. “Anë e duhur e historisë” do ishte lufta ndaj komunizmit pa asnjë kompromis e në çdo kohë.
Ato pak të ftuar jokomunistë, që i fton për dekor dhe procedurë, Milo nuk i lë të flasin. Mezi i dëgjon. Zverdhet nga çdo e vërtetë. I vendos kasetat e njëjta të një gramafoni sovjetik si Gjeçovi, duke e bllokuar gjithë minutazhin me propagandë. Edhe kur të ndryshmit e Milos flasin një minutë, ky ia kundërkthen me vigjilencë me disa të tjera. “Çfarë mendoni kur dihet se”- është forma më e spikatur e këtij gjasme debati. Ndërsa sivëllai i Milos, Xhufi, që si kolegu i tij, nuk e zë me gojë asnjëherë Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, etj, nuk dinte se kryetari i parë i Partisë Fashiste ka qenë Tefik Mborja dhe jo Kolë Bibë Mirakaj. Në historinë e fashizmit, Mirakaj është kryetari i tretë nga 5 të tillë që ka pasur kjo parti, dy të fundit madje zëvendësisht. Lëre pastaj të dijë më shumë avokati i mesjetës komuniste. Presim me padurim të shohim një kushtim për komandantët e lançit, shokët Miladin e Dushan, se deri tani Milo po lavdëron sekretarët dhe ushtarët e tyre. Në fund do pyesi gjithsesi “a doni më për Belulin?”.