VINÇENC PRENDUSHI , kleriku, poeti, mesuesi ,martir antikomunist 

Sot përkujtohet lindja e Vinçenc Prennushit (me emrin e pagëzimit Kolë, 1885-1949), klerik, publicist, poet, mbledhës i folklorit dhe përkthyes.

Lindi në Shkodër, ku ndoqi shkollën françeskane dhe më pas seminarin e Troshanit. Më 1908 kreu studimet e larta për filozofi dhe teologji në Insbruk (Austri) dhe u shugurua meshtar. Pas kthimit në atdhe punoi si mësues e më pas drejtor i Kolegjit Françeskan (1920), bën të ditur Muzeu Historik Kombëtar.

Mori pjesë në Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës. Në vitet 1918-1929 drejtoi revistën “Zani i Shna Ndout”, ndërsa më 1921-1924 “Hyllin e Dritës”. Vinçenc Prennushi ka qenë një ndër dinjitarët kryesorë katolikë në Shqipëri: më 1936 u emërua ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, më 1940 arkipeshkëv i Durrësit e i Tiranës; pas vitit 1944 qëndroi në fshatin Delbnisht të Laçit; gjatë vitit 1946 kryesoi Kishën Katolike Shqiptare. Vinçenc Prennushi ka qenë një nga anëtarët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve (1945).

Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet punë të detyrueshme. Vdiq në burgun e Durrësit. Vepra më e rëndësishme e Vinçenc Prennushit është përmbledhja të përshpirtshme “Gjeth e lule” (1924, 1931), që u bë shumë popullore.

Përmbledhja e jetës:

1885:
lindi në Shkodër.
Shkollën elementare dhe të mesme i ndoqi ne Shkodër dhe në Troshan të Zadrimës, në shkollën e Françeskanëve.
Studion në fakultetin e filozofisë dhe teologjisë në Tirol të Austrisë.

1908:
shugurohet meshtar dhe kthehet në Shqipëri:
· shquhet për aktivitetin e tij shpirtëror dhe patriotik,
· gëzon simpatinë dhe vlerësimin e të gjithëve pa dallim feje e klase; vëllezërit myslimanë e thërrisnin “melek” d.m.th. “engjëll”.
Zhvillon aktivitet të dukshëm si mësues e edukues: është professor e më vonë drejtor i kolegjit françeskan të Shkodrës, në shkollën e motrave Stimmatine në Shkodër, në liceun “Illyricum”; është drejtor i shoqërisë “Bijat e Zonjës”: në veprimtarinë edukuese ka lidhur gjithmonë fort ndërmjet tyre ndjenjat fetare me ato patriotike.
Zgjidhet dy herë Provincial i Françeskanëve shqiptarë.

1936:
shugurohet peshkop i Sapës (qendër e vjetër episkopale që më parë zëvendësonte Antivarin, dhe më vonë i Durrësit; lokalitet i sotshëm: Neshat afër Shkodrës).

1940:
emërohet peshkop i Durrësit.

1946:
arrestohet nga diktatura komuniste, gjykohet dhe dënohet me 20 vjet burg, burgoset dhe torturohet.

1949:
vdes në burg  nga torturat .