Video / Zgjedhejt ne Umbria Itali, Meloni: Tani çlirojmë Italinë

Nga Ermal Ngjelina
“Çliruam Umbrian..” tha për gazetarët Georgia Meloni menjëherë pasi dolën rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Umbria, “Tani do të çlirojmë Italinë” shkruajti pak më vonë në mediat sociale. Çlirimi sigurisht ka të bëjë me humbjen e të majtës komuniste që qysh prej fundit të luftës së dytë botërore ka përdorur të gjitha mjetet e manipulimit për të imponuar mbi Italinë, dhe jo vetëm, filozofinë e dështuar të marksizmit.
Georgia Meloni dhe partia që ajo drejton janë “surpriza” e zgjedhjeve të Umbrias. Ata rezultojnë të jenë të tretët në listë me 10.5% të votave. Dhe normalisht, ashtu si në të gjithë botën e civilizuar në këto vitet e fundit humbësit e mëdhenj janë komunistet dhe kriptokomunistët e Di Maio mbështetja për të cilët ra në 8.5% nga 27% që ata morën në vitin 2018.
Zgjedhjet lokale të Umbria janë të parat që kryhen pas qeverisë së re në Romë të krijuar nga koalicioni i të majtëve, pjesë e të cilës nuk është kreu i Lega Matteo Salvini.
Partia Lega-shqip Lidhja, e Salvinit është fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale me 58% të votave. Pas renditet Frateli d’Italia e Melonit dhe i treti Forca Italia me 5.1%.
Të majtët, dhe jo vetëm të majtët shqiptarë të Edi Ramës, janë ekspertë në prodhimin e skandaleve të të gjitha llojeve nga paratë dhe trafiqet e deri tek dashuria e fshehtë për Al Bagdadin e vethedhur në erë. Pjesë e Klubit të mësipërm është edhe Partia Demokratike e Italisë që në zgjedhjet në Umbria ka mbështetjen më të madhe nga gjithë të majtët por me vetëm 19.8% të votave, ose 5% më pak se në zgjedhjet europiane dhe pothuajse në gjysmën e vlerës prej 36% që mori në zgjedhjet e 2016.
Pra qartazi Salvini dhe aleatët e tij janë në trend rritës pavarësisht se kreu i Lega humbi në luftën për pushtet në Romë përgjatë verës dhe nuk është më pjestar i qeverisë.
Ndërkohë me rezultatin e djeshëm partia e themeluar nga një humorist është shndëruar në objek humori dhe nuk dihet fati i saj në të ardhmen nëse do jetë ende një parti në tregun politik apo jo.
Më e qartë situate do bëhet në muajin janar kur do zhvillohen zgjedhje në një zonë akoma më të djathët Emilia Romagna.
Përveç tregfut politik që foli në zgjedhjet e Umbrias edhe tregu i aksionevge ka reaguar pozitivisht ndaj rezultateve të votimeve. Jelldi i bençmarku të bonove italiane ra me 3 pikë të bazës në 0.98%. Parimisht rënia e jelldi është tregues i rritjes së besimit të investitorëve në të ardhmen politike, ndërsa rtritja e jelldit është tregues i frikës së investitorëve dhe paralajmërues i ditëve të trazuara social ekonomike.
Pas rezultateve Salvini tha: “Ky është konfirmim që Lega është partia e parë në Itali. Rezultati do ishte i njëjtë nëse do bëheshin zgjedhje të përgjithshme parlamentare”.
Umbria, është një rajon me vetëm 1 milionë banorë që mbështetet në prodhimin e ullirit dhe që tradicionalisht është drejtuar nga partitë e majta.

🔵 ABBIAMO LIBERATO L'UMBRIA!E non finisce qui…

Posted by Giorgia Meloni on Sunday, 27 October 2019