Video / Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë, kurorë me lule në përkujtim të V. Blloshmi dhe G.Leka

Qytetarët e librazhdit, familjarët si dhe përfaqësuesit politikë dhe vendor të qytetit ju përgjigjën thirrjes së kreut të shoqatës së të përndjekurve politikë të shqipërisë zotit nebil çika për të përkujtuar 42 vjetorin e pushkatimit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genci Leka.
Përkujtimores së zhvilluar sot në 17 korrik 2019 ju përgjigj fillimisht instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit.
Kreut të Shoqatës z. Çika ju bashkua dhe drejtori i Institutit z. Agron Tufa dhe ata vunë një kurorë të përbashkët në monumentin që përkujton veprën e madhe të këtyre dy poetëve martirë të kombit shqiptar.
Në fjalën e tij kreu u të përndjekureve antikomunistë tha se aktiviteti i përvitshëm i përkujtimit të një prej krimeve më të rënda të komunizmit që është “pushkatimi i poetëve antikomunistë që është njëkohëshisht dhe nëj nga simbolet më të mëdha të rezistencës antikomuniste të shqiptarëve. Ata e kanë merituar respektin dashurinë dhe nderimin që ju bëhet nga ët gjithë shqiptarët që vlerësojnë lirinë demokracinë jetën njerëzore dhe sakrificën nejrëzore”
Më tëj Çika theksois e shqiptarët nuk kanë mundur do të bëjnë “asnjë pjesë të vogël krahasuar me atë çka Blloshmi dhe Leka bënë për Shqiprinë dhe shqipatrët duke dhënë jetën e tyre”.
“Martirët nuk kanë nevojë për mëshirë, martirët kanë nëvojë për drejtësi e cila ka mungur për martirët dhe poetët shqiptarë antikomunistë. Është rasti të bëj thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore të vënë në lëvizje mekanizmat ligjorë për dënimin e krimeve të komunizmit dhe të gjitha krimeve të tjera që janë bërë kudnër lirisë dhe demokracisë në shqipëri.
I kemi parë dhe si shikojmë çdo ditë vrasësit në pushtet në parlament në qeveri në institucionet shkencore. Vrasësit dhe bijtë e tyre, ata kanë pasur dhe kanë si gjithmonë zakonin që të vrasin natën dhe të qajnë ditën, por ne jemi të vendosur që me përpjekjet tona të vendosim drejtësinë si mënyra më e mirë për të nderuar martirët tanë”, tha Çika në fjalën e rastit.

Video / Sot ne Librazhd. Nderim ne jete te jeteve Vilsonit dhe Gencit!!!

Posted by Nebil Cika on Wednesday, 17 July 2019