Video / SHAPP perkujton 73 vjetorin e kryengritjes së Postribës

Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë të shqipërisë përkujtoi sot në ditën e hënë 9 shtator 2019, 73 vjetorin e kryengritjes së parë anti komunsite të europës lindore atë të Postribës në Shkodër
Ceremonia e përkujtimit të martirëve antikomunistë të Postribës u Organizua nga Bashkia e Shkodrës dhe Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë/
në këtë ceremoni morën pjesë kryetarja e bashkisë së shkodrës zonja Voltana Ademi dhe zyrtarë e depëutetë të partisë demokratike të shkodrës, të gjithë pjesëtarë dhe pasardhës së familjeve të njohura tradicionale me qëndrime antikomuniste të këtij rajoni.
Fjalën e hapjes e mbajti e zonja e shtëpisë, Zonja Ademi e cila tha: “Sot jemi këtu për të kujtuar por më shumë për të shprehur krenarinë e natyrshme si pasardhës të atyre burrave kreshnik që me thirrje kush të dojë e kush të mundet iu kundërvunë bishës sllavo-komuniste. Përmasat e kësaj ngjarje tragjike si një zanafillë e hidhur të asaj që Shqipëria dhe shqiptarët vuajtën për 45 vjet diktaturë, përkujtojmë sot. 64 burra u vranë, 1.200 të tjerë u burgosën dhe u internuan. U dogjën, shkatërruan dhe sekuestruan shumë shtëpi e pasuri.”
Kryengritja e Postribës, tha Voltana Ademi, nuk u ngjiz rastësisht në këtë trevë, historia e ka parë gjithmonë të rreshtuar postribën përballë pushtuesëve.
“Burra të mençur të Shkodrës e të Postribës ndoshta më shpejtë se askush në Evropën lindore e kuptuan rrezikun që i kanosej Shqipërisë pikërisht për këtë vendosën ti kundërvihen komunistëve duke pasur në themel bashkimin e të gjithë nacionalistëve nga qyteti e fshatërat, nga malet dhe fushat e Shkodrës. Në fakt bëhej fjalë për një Kryengritje të vërtetë, kryengritje popullore e burrave trima të Shkodrës dhe Postribës, për ti thënë diktaturës se nuk do ta mposhte kurrë shpirtin antikomunist të shqiptarëve” tha zonja Ademi.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë modern të shqipërisë. Ajo ëhstë kryengritja e parë anti komuniste në europën lindore. Për të përndjekurit politikë Postriba nuk është thjehst një ngjarje historike por Jeruzalemi dhe Meka jonë. Këtu gjejmë frymëzimin që gjetën për 45 vite të parët tanë. Këta martirë janë një shembull I gjallë për ne, jo vetëm për të shkuarë dhe historinë por edhe për të sotmen e cila ëhstë po aq e egër sa ishte edhe në vitin 1944, 1946 dhe në vitin1990. Ne sot jemi përballe me të njëjtën falangë të kuqe antishqiptare, anti popullore dhe kriminale; komunistët shqiptarë. Bij dhe etër bashkë sot ajnë një pushtet dhe po e ushtrojnë atë me egërsinë më të madhe dhe më të sofistikuar se të parët e tyre. Pra jemi sërish ballë për ballë ne antikomuniste dhe ata komunistët. Tha (Gazmend) Bardhi pak më parë që ata janë bij të etërve, dhe ne jemi të brengosur që sot pas 75 viteve jemi përsëri përballe të njëjtëve emra me të njëjtat familje me të njëjtët kriminelë. Ne këto 30 vite pothuaj nuk kemi mundur dot të vëmë drejtësinë, dhe nëse duam të nderojmë këtë njerëz për të cilët jemi mbledhur sot duhet fillimisht të vendosim drejtësinë. Ata janë bijtë e etërve dhe ne brengosemi kur ata herë pas here na vijnë si alternative politike dhe elektorale, gjë që shpresoj që të moss ndodhe më pas kësaj që bënë në këto zgjedhje, pas asaj çfarë kanë bërë në këto 5 vite të fundit të sundimit të tyer të ri. Ata janë bijtë e etërve por edhe ne jemi bijtë e etërve, si këta këtu dhe të tjerëve në të gjithë shqipërinë. Ata do të na kenë ballë për ballë në [përpjekjen e tyer për të na marrë lirinë dhe demokracinë.dhe ne jemi ballë për ballë. Unë jam shumë krenar që kam sot këtu voltane ademin e cila ëhstëe kthyer sot në simbolin e rezistencës antikomuniste ne vitin 2019. Jam shuimë krenar që kam këtu bardh spahinë. Ai është nëj nga djemtë tanë dhe I vetmi deputet I arrestuar ne protestat e opozitës. Me keqardhje por me krenari e them se 90% e të arrestuarve në protestat e opozitës janë të përndjekur politikë antikomunistë. Ata, bijtë e etërve nga krahu tjetër e dinë sshumë mirë se kush është armiku I tyre kryesor. Jemi ne që luftën për liri dhe demokraci dhe antikomunizmin e kemi shumë seriozisht”.

Fjala ime ne pervjetorin e 73 te Kryengritjes se pare antikomuniste te erupes ne Postribe te Shkodres. Nderim ne jete te jeteve martireve tane antikomuniste!

Posted by Nebil Cika on Monday, 9 September 2019