Video / SHAPP perkujton 14 shatorin e nacionalistëve të Grehotit Gjirokastër

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë, sot ashtu si ccdo vit përkujtoi dhe nderoi të martirët nacionalistë të Ballit Kombëtar të vrarë nga italianët në vitin 1943.
Pasardhëësit e 37 nacionalistëve të vrarë në Gërhot të Gjorokastrës u përndoqën politikisht gjatë viteve të rregjimit gjakatar komunist për shkak të preajrdhjes së tyre familijare fisnike e nacionaliste.
Pasardhësit e tyre sot janë pjesëtarë të nderuar të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Ceremonia përkujtimore u organizua nga SHAPP në bashkëpunim me degën lokale të Partisë Demokratike të Gjirokastrës.
Në këtë ceremoni kreu i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Nebil Çika tha: “Jemi sot këtu për të nderuar gjakun e martirëve tanë, gjakun e martirëve të vërtetë të këtij vendi, gjakun e martirëve nacionalistë të cilët u vranë në përpjekje me pushtuesin e huaj. Kjo ëhstë prova e qartë që nacionalistët ashtu si atëherë kanë luftuar dhe luftojnë edhe sot për lirinë dhe demokracinë në këtë vend. Me nderimin që bëjmë sot ne po dëshmojmë vazhdimësinë historike të idealit ët paraardhësve tanë
Jemi sot për të nderuar jo vetëm viktimat e pushtimit të huaj por edhe viktimat e tradhëtisë komuniste, një tradhëti që ende vazhdon. Një tradhëti që gjatë gjithë kohës ka provokuar dhe vetëm provokon. Këtu në Gërhot janë viktimat e para të tradhëtisë së Mukjes. Këto viktima janë gjaku jonë. Historia e tyre na mëson se ne edhe sot e kësaj dite nuk duhet të bashkëpunojmë me komunistët nuk duhet të kemi marrëveshje me ata. Nga ky moment u bëj thirrje të gjitha forcave politike të djathta jashtë parlamentit dhe brënda parlamentit, të mos pranojnë më asnjë marrëveshje politike të ndërrimit të pushtetit me komunistët, sepse ka qënë dhe mbetet problem ynë kryesor për 73 vite.”
Në fund ai u kërkoi ndjesë familjarëve të viktimave të pranishëm në ceremoni për incidentin e shkaktuar nga përkrahës të grupimeve të ndryshme politike prezente në parlament.

kronika dhe intervista ime tek zeri i amerikes ne perjetorin e 14 Shtatorit ne Gerhot

Posted by Nebil Cika on Saturday, 14 September 2019