Video / Reforma zgjedhore, Basha: Edi Rama s’mund të fshihet pas letrave publike!

Pas ftesës për tryezë gjithpërfshirëse nga OSBE dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore që mbante siglën edhe të kriminelit më të madh elektoral shqiptar, Damian Gjiknuri, si dhe Letrës publike të Edi Ramës, Krterai i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e bëri të qartë se opozita nuk është pengesë për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës të krizës, por është Edi Rama që s’mund të fshihet pas letrave publike apo letrave që çon me Damian Gjiknurin.
“Ne u kemi dhënë një përgjigje komunitetit ndërkombëtar dhe për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do përgjigjej pas 30 qershorit. Nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës të krizës, por është Edi Rama që s’mund të fshihet pas letrave publike apo letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra duhet të analizojë përgjegjësinë.”
Ndërsa edhe për OSBE-në për të cilën u tha se kishte dërguar ftesë për tryezë ndërkohë ishte sigluar përveç se nga Ambasadori Borchardt edhe nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, Kryetari i PD kishte një përgjigje:
“Sa i takon OSBE-së në Tiranë pres akoma që të shprehet për raportin e OSBE-ODHIR, pres akoma të shprehet për tre kryebashkiakët me rekorde kriminale. Pres të shprehet për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët ti dëgjojnë,” tha Kryetari i PD duke përfunduar:
“Nuk kemi dëgjuar asnjë nga OSBE, edhe pse janë çështje që kanë të bëjnë me mandatin e drejtpërdrejte të OSBE-së!”

LIVE – Komunikim me gazetarët

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, 18 September 2019