Video / Rama, kërcënim për shqiptarët, Basha: Qeverisë me kriminelë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi Edi Ramën një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare ndërsa vuri në dukje uzurpumin e të gjitha pushteteve nga Rama me një bandë kriminelësh e hajdutësh, të cilët i duhen për të vjedhur Shqipërinë.
“Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.”
Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, thekson Lulzim Basha në mesazhin e tij përmes rrjetit social Facebook, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë, por jo gjithçka është e pashpresë:
“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk”
Mesazhi
Edi Rama e mban pushtetin me kriminelët dhe trafikantët e drogës, thekson në video-mesazhin e tij, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ku Valdrin Pjetrin e Bashkisë së Shkodrës e cilëson si “Elvis Roshi” i ri, pasi, njësoj si ish kryebashkiaku i Kavajës, edhe për Pjetrin, PD ka të dhëna se ai është dëbuar nga Italia për trafik droge në vitin 2003.
“Pasuria e tij është kriminale dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit Antimafia. “- shprehet Lulzim Basha i cili e bën përgjegjës Edi Ramën që promovon dhe e mbron trafikantin e drogës dhe përfaqësuesin e krimit Valdrin Pjetri.
“Edi Rama e emëroi Drejtor të Hipotekës, Prefekt të Shkodrës, Kandidat për Bashkinë e Shkodrës,” rendit argumentat Kryetari i PD, duke rikujtuar prezencën e Kryeministrit Rama në konfernecën e 30 Korrikut, ku dëshmohet bashkëpunimi i ngushtë me Valdrin Pjetrin, të cilin e emëroi edhe drejtues politik të PS për Qarkun e Shkodrës.
“Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur. Më duhet një person që të jetë aty çdo ditë dhe çdo natë si kryetar Bashkie dhe si drejtues.”
Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë, thekson Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes videomesazhit duke përfunudar:
“Që të largojmë këtë bandë dhe të sigurojmë të ardhmen e familjeve shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

Posted by Lulzim Basha on Sunday, 11 August 2019