Video/ Përgjimet e “La Verita”/ Ja si tallet Bashkimi Europian! A duhet të kërkojmë antarësim në këtë BE?!

Tronditet Maqedonia e Veriut. Pamjet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita” tregojnë skemën e zhvatjes së miliona eurove ku implikohen zyrtarët e lartë shtetëror deri tek Prokuroja Speciale, Katica Janeva.
“Një sistem mafioz që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë! Politikanë, të preferuar nga BE-ja dhe Sorosi,” shkruan “La Verita”
Videoja, e cila, sipas “La Verita”, është dorëzuar në zyrën e Prokurorisë për Krimin e Organizuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e avokatëve të viktimës, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si showmani i premton viktimës lirimin nga arresti shtëpiak, liri tëcilën e fitoi në ditën e premtuar.
Në videon e publikuar nga gazeta italiane “La Verita” shihet se si të akuzuarit në rastin “Reket”, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin para nga biznesmeni Orce Kamçev për të ndërhyrë tek Prokurorja Speciale Katica Janeva, në rastin “Perandoria”.
Gazeta italiane sot në mëngjes publikoi edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga e hëna e më së largu deri të martën do të lirohet nga paraburgimi.
Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ku po shqyrtohet rasti “Reket”, nuk saktësuan nëse i kanë apo jo si dëshmi video materialet të cilat u publikuan sot nga gazeta italiane “La Verita”.
“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i ka në lëndën për të cilën jeni të interesuar do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive,” deklaroi Prokuroria për Agjencinë shtetërore maqedone të lajmeve, MIA.
Në videon e publikuar e cila ishte incizuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një pjesë nga biseda mes Orce Kamçevit dhe Boki13, në të cilën Boki i tregon Kamçevit se nga e dita e hënë më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi, dhe ku përmendet edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.
Por jo e gjitha përfundon këtu!
Laris Gaiser, i cili prezantohet si autor i lajmit në gazetën italiane “La Verita” paralajmëron se në ditët në vijim do të publikoj dokumente tronditëse për të cilat shpreson se do t’a ndihmojnë Maqedonibë që të gjejë rrugën e saj drejt një demokracie funksionale:
“Sot në “LaVerita” në pjesën e parë të shkrimit tim, e cila dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për të ndryshuar regjimin në Maqedoni, duke përkufizuar sovranitetin e vendit, mbështeti krijimin e një Prokurorie Speciale Publike e udhëhequr nga Katica Janeva, e cila jo vetëm që ndërhyn në politikë në mënyrë të jashtëligjshme, por edhe zhvat njerëzit! Një sistem mafioz që funksionon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të rangut të lartë! Politikanë, të preferuar nga BE-ja dhe Sorosi. Maqedonia ka një problem të madh në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, dhe BE gjithashtu! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për poshtërimin e një kombi të tërë dhe për mbështetje të gjithçkaje që është në kundërshtim me sundimin e ligjit, një e drejtë për të cilën Brukseli pretendon me zë të lartë! Ditëve në vijim do të publikoj dokumente tronditëse për të cilat unë sinqerisht shpresoj se do t’i ndihmojnë Maqedoninë që të gjejë rrugën e saj drejt një demokracie funksionale,” thekson Gaiser.
Ndryshe, më 2016, shkruan gazeta italiane, Gjermania e drejtuar nga Kancelarja Angela Merkelit, përmes degës lokale të Deutsche Telekom, ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev. Kjo një formë për ta favorizuar atë në rrugën drejt pushtetit e për të kryer më pas “manipulime” sipas dëshirës.
Ky plan gjerman, bashkë me atë të George Soros që financoi për shumë muaj protestat në rrugë arriti rezultatin e dëshiruar. Megjithëse ndërhyrja nga jashtë pati sukses, qeveria konservatore e VMRO-DPMNE e kundërshtoi vërtetësinë, përmbajtjen dhe mënyrën e përgjimeve. Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale, e cila të kishte si detyrë ekskluzive verifikimin e përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve.
Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas. Si rezultat i kompromisit mes palëve, në krye të prokurorisë u emërua një gjyqtare deri atëherë e panjohur, Katica Janeva. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso M?alkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.
Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike. Zaev arriti të zgjidhej kryeministër dhe Maqedonia kapitulloi ndërkombëtarisht, duke pranuar të modifikonte gjithë kushtetutën e saj në favor të grekëve, duke marrë emrin Maqedonia e Veriut. Duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të qeverisë socialiste të Zaevit, presidenti i atëherëshëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante modifikimin e Kushtetutës.
Megjithatë koalicioni qeverisës, i galvanizuar mediatikisht nga mbështetja e gjithë establishmentit evropian për prokuroren Janeva, shfrytëzoi skenarin duke zgjedhur edhe një kryetar të ri të shtetit në prill, socialistin Stevo Pendarovski, i cili firmosi gjithë aktet e mbetura pezull. Por, çfarë të mbjellësh do të korrësh dhe ashtu siç Zaev u ngjit në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikon të bjerë në të njëjtin kurth.
Disa javë më parë, një drejtues i njohur televiz maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u arrestua me akuzën e zhvatjes. Meqënëse zhvatja e plot 8 milionë eurove u krye mbi bazën e dokumentacionit në zotërim ekskluziv nga zyra e Janevës e supozohet në dëm të sipërmarrësit të madh maqedonas Jordan Kamçev, i hetuar në vitet e kaluara nga superprokurorja për çështjen “Impero” skandali u bë menjëherë publik.
Fakti që djali i Janevës ishte një nga manaxherët e shoqatës bamirëse në emrin e Boki 13 nuk bëri gjë tjetër veçse e përkeqësoi situatën e prokurores, e cila, pa pranuar ndonjë përgjegjësi, dha gojarisht dorëheqjen, por duke qëndruar në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit që do të vendoset nga kryeministri.