Video / Opozita protestë ndryshe, kërkon largimin e Ramës me këngën për diktatorin

Opozita ka zgjedhur protestë ndryshe në ditën e votimeve për 61 bashkitë. Në kryeqytet kërkesa për largimin e Ramës është bërë përmes muzikës.
Prej njësisë 8 kanë marshuar në disa qendra votimi por pa krijuar incidente. Po përmes këngëve të viteve të para 1990 është kërkuar të refuzohet votimi. Për ata që ushtruan të drejtën e votës protesta nuk ka pasur ndikim.
Edhe në Korçë është protestuar ndryshe. Madje edhe me shaminë e pionierit.
Edhe në Shijak opozita është organizuar në protesta ku nuk munguan as flamujt e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian, dhe as banderolat. Në Berat protesta ka qenë ndryshe me një marshim të heshtur në kërkim të largimit të kryeministrit Edi Rama.

po shkojme ne votime me kengen enver hoxha e tungjatjeta

Posted by Ermal Ngjelina on Sunday, 30 June 2019