Video/ Mashtrimi i Ramës, Basha: Ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës

Kryetari i Partisës Demokratike, Lulzim Basha sërish i është përkushtuar mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, të cilin Edi Rama kërcënon se do ta shembë çdo moment, duke publikuar tashmë mashtrimin e radhës të Kryeministrit për të grabitur truallin e Teatrit.
Në denoncimin e tij përmes rrjetit social Facebook të cilin e shoqëron me video, Lulzim Basha jep deklaratën e 30 korrikut 2019 në konferencë me gazetarë:
“Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat. Zhvillimi privat vjen pas murit rrethues të Teatrit”.
Kjo deklaratë, thekson lideri i opozitës është e pavërtetë dhe këtë denoncim e ilustron me harta ku parashikohen ngritja e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar, pronësinë e së cilës e konfirmon edhe Hipoteka:
“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik.”

Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik:

Posted by Lulzim Basha on Thursday, 1 August 2019