Video / “Konstituimi i Këshillit Bashkiak”/ Shkodra në protestë, policët tensionojnë situatën

Ashtu siç kishte urdhëruar Edi Rama, Këshilli Bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit në Shkodër ka filluar punimet me vendim të Prefektit, Çesk Millja ndërsa Partia Demokratike po zhvillon protesta para Prefekturës.
Pas provokimeve të pandërprera të policisë së Ish-Gjeneral Sandër Lleshajt situata u tensionua ku pati dhe përplasje.
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, tha se është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.
“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve,” tha Spahia duke shtuar se axhenda e aksionit të mëtejshëm opozitarë do të përcaktohet nga qytetarët.
Ndërkohe forcave të shumta të policisë i janë bashkuar edhe forcat e FNSH.
Dhe, deri sa në mbedhjen Këshillin Bashkiak vazhdon votimi për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit ku është vetëm një kandidaturë, Briselda Kadia, numri qytetarëve të revoltuar të Shkodrës sa shkon e shtohet para Prefekturës ku po zhvillohet protesta.

LIVE – Nga Shkodra

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Monday, 19 August 2019