Video / Deklaratat e Presidentit Meta: I gatshëm të mbroj sovranitetin përballë komplotit Rama-Soros

Presidenti I vendit Ilir Meta doli në mëngjesin e sotëm në një konferencë për shtyp gjatë të cilës tregoi se është në krye dhe ka në kontroll institucionet dhe shtetin Shqiptar. Ai shprehu gatishmërinë për të mbrojtur kushtetunën dhe sovranitetin e Shqipërisë. Më poshtë mund të lexoni deklaratat si dhe të ndiqni të plotë konferencën për shtyp.

Deklaratat:

Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time pë të mbrojtur vendin tim. Unë do të bëj çdo gjë për të mbrojtur demokracinë që fituam në 30 vjet. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë. Po u thellua kriza do të rivendosen edhe vizat. Nuk e bëjmë cirk Shqipërinë. Do të bëhemi seriozë. Kur të dojë të vijë këtu. Dhe nëse më thotë më burri i Monikës do i them Gruaja e Bilalit. Falë firmës së Edit dhe Lulit ka një pallat ajo tek Unaza e Re. Monika i ka të sigurtë fëmijët por janë shqiptarët,
Kam bërë çdo përpjekje që vendi të mos bëhet qesharak edhe për reformën në drejtësi.
Kush janë këta ambasadorë që kujtohet ditën e shtunë se pas zgjedhjeve le ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.
Le ta shikojmë pra, pse reforma u kthye në Ramaformë. Reforma është një tirani personale. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë. Mujo Ulqinaku një shqiptar i vetëm ishte dhe doli atje. Ju kujtoni se Mujo i vetëm do mundte italianët? Por ishte patriot.
Kështu unë i dashur Edi kam hallin e 17-18 tetorit. E para demokracia e panegociueshme.
E dyta, integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dalë me studentët ‘Shqipëria si gjithë Europa’ dhe kam shkuar në takim me Ramiz Alinë.
E treta, Shqipëria faktor stabiliteti në Ballkan. Kush e do Shqipërinë një bazë ku pastrohen lekë? Kolumbi në Europë? Një vend që të krijojë probleme. Mua më ka këtu jo si president, por në radhë të parë si Ilir Meta’,
O Meti, nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës, antiamerikan.
Pastaj më thua se po fus përplasje Shqipërinë me SHBA?
Pse kam bërë unë ndonjë anulim zgjedhjesh në SHBA, kam bërë ndonjë pastrim parash në Amerikë, kam bërë ndonjë shkelje, ndonjë foto si burri i Monikës apo gruaja e Bilalit?
O Meti, nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës, antiamerikan.
Nëse vjen dita që të më heqë mua vizën amerikane, unë nuk ia heq interesave të Shqipërisë.
Po lodhesh kot o Meti, se ti nisesh nga ata që nisin sms-të që të më nxjerrësh mua antiamerikan’, tha presidenti Ilir Meta.
Ça më shkruan ky (RAMA), pas djegies së mandateve nga opozita, nuk e kam zakon por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan:
Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI.
Kur mua nuk më erdhi keq që ika nga PS…LSI-në e ngrita për t’u dhënë një mundësi të rinjve. Qëllimi im është të mos lejoj Edin që të mos lërë gjurmë Shqipërie po të thellohet’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Në 13 tetor, edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin.
Edi Rama të më vërë kandidat kë të dëshirojë. Kjo është rruga që të zgjidhë këtë krizë të rrezikshme.
Kjo që shqiptarët të mos mbushin ambasadat. Ta bëjmë Shqipërinë një vend Europian, ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet dhe të kthejmë edhe ata që janë emigracion. Kjo është zgjidhja që unë jap. Nëse populli shqiptar nuk më voton, shikoj punën time.
Qesh në thonjza kushëriria ime Ambrozia (gazetare). Ambrozia jam gati të bëj testin e shëndetit mendor dhe mbas kësaj krize duhet të vendosim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë urgjentisht testin e shëndetit mendor për çdo politikan, presidentin, kryeministin, për kryetarin e Parlamentit për të gjithë ministrat, për drejtuesit e instituticioneve më të rëndësishme shtetërore po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës. Patjetër ndërsa për testin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë dhe do ta bëj në çdo kohë.
I kam ndjekur analizat dhe shkrimet e mikut tim, Kol Ballës. E kam dëgjuar këtë merak dhe nga Sokol Balla pse unë jam burri i Monika Kryemadhit, ka merak që nëna e fëmijëve të mi është në opozitë dhe kam konflikt interesi, dhe nuk ka interes çfarë kalon vendi. Por po them se ai nuk ka konflikt interesi në ato që deklaron sepse gruaja e tij, më falni, nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri?!