Video / Basha tek familjet durrsake të dëmtuara nga tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot familjet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe prej atje, i ka bërë thirrje qeverisë për të marrë pesë masa urgjente për të ndihmuar banorët.
“Në Durrës, me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë! – shkruan Basha në Fb. – Kërkojmë urgjentisht:
Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.”

Familje e dëmtuar nga tërmeti

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!Kërkojmë urgjentisht: • Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. • Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. • Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. • Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, 24 September 2019