Video / Basha ndryshon narrativën nga depresioni klinik i Ramës, tek optimizmi i “Shqipëria ime”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është drejtuar sot shqiptarëve përmes një mesazhi duke theksuar se ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ka!
“Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë,” thekson Lulzim Basha në mesazhin e shoqëruar me video përmes rrjetit social Facebook ndërsa renditë potencialet e vendit përfundon: “Shqipëria ime, ka ardhur koha që të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke!”
Ky është një ndryshim thelbësor në mesazhet me të cilat kreu i PD-së ka përzgjedhur për të komunikuar me publikun shqiptar.
Mesazhi në thelb është një ndryshim i narrativës. Mesazhi është një pikë kthese sepse kalon nga postimet me nuaca të errëta mbi performancën e keqe të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin, tek postmet optimiste dhe besim mbjellëse për të ardhmen.

Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë. #Shqiperiaime🇦🇱

Posted by Lulzim Basha on Thursday, 24 October 2019