VETEM E DJATHTA MUND TA RINGREJE EKONOMINE!

Nga Bardh Spahia *

Nevojitet tashmë një model ekonomik liberal tipik i djathtë për të ringritur ekonominë, me lehtësira fiskale e asistencë për sipërmarrjen, ku cdo investitor a biznesmen të clirohet nga pesha dhe presioni i pushtetit, që i merr frymën me taksa, monopole e favorizime të pandershme, që cënojnë rregullat e konkurencës. Këtë situatë skandaloze që ka si bazë korrupsionin, e kemi parë gjatë 7 viteve të fundit në vendin tonë dhe është koha që t’i jepet fund.
Tani më shumë se kurrë, tregu ka nevojë të funksionojë mbi bazën e rregullave e konkurencës së ndershme e mundësive të barabarta për të bërë biznes, e të mos funsionojë vetëm për oligarkët e të preferuarit e pushtetarëve. Nevojitet një kthim në parimet, që sigurojnë kushtet për biznes e investime vendase e të huaja, sic është parë gjatë qeverisjes së djathtë, ku Shqipëria ishte vend atraktiv për të investuar.
Tashmë është e qartë, se modeli që serviret nga e majta është kthyer në një cekan jashtë kontrolli mbi kokat e sipërmarrësve, duke i asfiksuar me taksa, gjoba e dënime pa kufij llogjikë, si dhe dhunim të shumë të drejtave të individit.
Nën delirin e një diktatoruci të etur për pushtet, e që të vetmen armë ka shtypjen e dhunën, ekonomia jonë gjendet nën një trysni ekstreme pa rrugëdalje.
Përgjatë 7 viteve është parë qartë se si janë mbyllur e larguar nga vendi ynë shumë investime e sipërmarrje vendase e të huaja, të cilët u dorëzuan para favorizimeve të pandershme të pushtetarëve, në interes të oligarkëve e biznesmenëve të tyre. Dhe ky realitet është shkruar e zezë mbi të bardhë në raportet e vlerësimit të vendit tonë.
Efektet janë parë qartë edhe në largimin e qindra mijëra bashkëkombasve tanë, një pjesë e tyre fatkeqësisht profesionistë të realizuar, që u larguan në kërkim të një vendi ku mund të punohet e jetohet ndershmërisht, ndryshe nga modeli i ofruar gjatë 7 viteve nga neokomunistët, me fasadë tejet luksoze.
Në kohë të tilla krizash ekstreme ka vetëm një rrugëdalje: zbatimi i rregullave të ndershme të ekonomisë dhe tregut e këtë mund ta ofrojë vetëm e djathta.

*Ish deputet i PD