Vetem  41.7% pro  BE – së .- A po shkel Italia në gjurmët e Britanisë së Madhe? 

 

Populli italian ka një arsye të fortë për t’u lëkundur në lidhje me raportet që do të ketë në vijim me Bashkimin e Europian dhe kjo lexohet qartë që kan reagimet që kanë bërë duke nisur që nga qyytetarët ethjeshtë dhe përfunduar tek elitat politike.

“A do të pranonit të dilnit nga eurozona dhe BE”, ishte pyetja e drejtuar nga Termometro Politico, një institut italian i specializuar në anketime dhe hulumtim. Rreth 40% e italianëve thanë se e donin daljen nga të dyja, 6.1% ishin vetëm për shkëputje nga BE-ja dhe 7.3% thanë se vendi duhet të largohet nga eurozona.

Sondazhi i fundit është realizuar në mesin e pakënaqësisë në rritje mes popullatës atje për shkak të indiferencës së treguar nga BE-ja ndaj vendit më të goditur në kontinentin e vjetër prej pandemisë.

Nga an tjetër ndonjë surpizë e fortë në të ardhmen e afërt nuk pritet nga Italia pasi 41.7% të të intervistuarve, u shprehën në favor të qëndrimit në BE, por fundi i pandemisë do të tregojë edhe ekuilibrat e rinj.

Shteti fqinj raportoi 482 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga koronavirusi, duke e çuar kështu bilancin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 23.227.

Italia ka afro 176,000 raste të konfirmuara. Tre ditë më parë, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ofroi një “apologji të thellë” për faktin që Italia u la vetëm gjatë luftës kundër koronavirusit, ndërsa shtoi se askush nuk ishte i përgatitur për këtë situatë.
Italia ende është në një krizë jo të lehtë përballimi të pasojave nga pandemia.