Vendoset banderola në PD, Basha poston videon: Do ringrihemi si shpresa e vetme e shqiptarëve

Pas protestës së dhunshme të 8 janarit, kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një video ku shihet se godinës së selisë blu po i vendosen banderola.

Ai shkruan krahas videos se Partia Demokratike do të ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.

Kanë kaluar 4 ditë prej protestës së thirrur nga Berisha në ambjentet e selisë blu, ku rreth 32 persona u arrestuan për dhunim të godinës me sendë të forta dhe të tjerë përfunduan në spital nga gazi lotsjellës apo lëndë të tjera që lëshoi policia për shpërndarjen e turmës.

Basha: Partia Demokratike do rigrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë.