Vendin tonë në podiume e piedestale e kanë zënë heronjtë e rremë…

 

Nga Ardi Stefa

Të dashur shokët e mi të Dhjetorit 1990 e Shkurtit 1991!
Ju uroj 8 Dhjetorin, ditën kur mundëm frikën dhe përqafuam jetën…
Shumë fjalë do të thuhen sot…
Shumë lavde për heroizmin e Studentëve, por edhe shumë insinuata…
Do të lavdërohemi nga ata që e quajnë veten Studentë të Dhjetorit, vetëm se u qëlloi të kalonin pranë universitetit në atë vit të zjarrtë, apo na shihnin nga ballkonet apo pas perdeve…
Do të këtë insinuata prej atyre që sot, kokëulur e puthadorë u venë pas avazit kryetarëve të tyre…
Miqtë e mi!
Ju e dini që ne nuk ishim heronj!
Thjesht donim të jetonim të lirë, në demokraci!
Ishim në kohën e duhur, në vendin e duhur, me zemrën dhe ëndrrën e duhur!
Ne thjesht bëmë detyrën përpara atdheut!
Ky ishte heroizmi ynë!
Miqtë e mi, ju e dini fort mirë që jeni/ jemi HERONJ, që qëndroni shumë me lart nga të gjitha meskinitetet e keqdashjet, paçka se vendin tuaj në podiume e piedestale e kanë zënë heronjtë e rremë…
GËZUAR!…