Vendimi nga Konferenca e Kryetarëve/ Alfred Rushaj: Mbledhjet e Komisioneve do bëhen fizikisht

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka bërë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Kryetarëve ku u mor vendimi që mbledhjet e komisioneve parlamentare të bëhen në mënyrë fizike dhe jo në mënyrë virtuale.

Lidhur me këtë vendim, Rushaj tha se erdhi si pasojë e këmbënguljes nga ana e PD për të kthyer ligjshmërinë dhe shtoi se sa i përket ngritjes së komisioneve hetimroe, do të zhvillohet një debat në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i Grupit të PD, Alfred Lushaj

Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me lkthimin e ligjshmërisë. Pas kërkesave dhe përpjekjeve tona, sot u ra dakord përfundimisht që mbledhejt e komisioneve parlamentare të bëhen me prezencë fizike duke respektuar masat kundër Covid.

U ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin dhe ua bëmë të qartë deputetëve të PS se e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme.

Nuk kishte kufizime lidhur me objektin heitmor, por ra dakord që këto komisione të kalojë në seancën plenare të datës 14 tetor. Nuk tëheiqemi nga ajo cfarë kushtetuta ka vendosur.