Vendimi i GJK-së për zgjedhjet e 30 qershorit. Blushi: Presidenti do te flasë nesër   

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka deklaruar se ditën e sotme ka mbërritur në Presidencë njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Ai thekson se në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Tedi Blushi.

Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke i shpallur ato legjitime.