Vendimi i Apelit të Posaçëm për Mediun: Nuk ka imunitet,të nisin hetimet

 

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, për të cilin u vendos rihapja e hetimeve.

Në vendimin e siguruar nga Fax News thuhet se arsyeja kryesore e prishjes së vendimit, është se afatet e parashkrimit janë respektuar pasi Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.

Argumenti tjetër i përdorur nga Gjykata është ai i imunitetit, pasi për shkak të ndryshimeve ligjore, deputetët mund të hetohen dhe gjykohen në çdo moment.

Zbardhja e vendimit i hap rrugë avokatit mbrojtës të Mediut që ti drejtohet zyrtarisht Gjykatës së Lartë, për prishje të vendimit të apelit dhe pushim të çështjes.