Vëmendjen na i keni borxh.

Nga Albert AVDULI

Nga 1990 deri më 2021 me Dr.Berishën

Nga 2013 deri më 2021 me Lulzim Bashën

Nga 2005 deri më 2021 me Dr Berishën dhe Lulzim Bashën.

Si unë, 100 mijë demokratë e 650 mijë shqiptarë, në kohë të mirë, por më shumë në vite të vështira.

Aty.

Aty gjithmonë!

Simbiozë e fortë, që duket se po cënohet nga suferinat e vjeshtës. Gjithësesi, dhimbjen e hidhur të kësaj tërheqje muskulare, më tepër e ndjen ajo armata shpirtërore, që frymon me këtë sigël, sepse ata, të cilët veç e kanë shfrytëzuar, janë fshehur, vazhdojnë sukseset në biznes apo karrierën nën përkatësi politike të tjera.

Demokratët j’u kanë dhënë shpirtin, s’ju kërkojnë çfarë j’u kanë falur, por vëmendjen na i keni borxh.

Borxhi shpirtëror është sa Korabi.