“Vëllezërit në Elysee “, Alex Soros publikon foto me Ramën: Darkë speciale në Forumin e Paqes

Aleks Soros, djali i multimiliarderit George Soros, ka publikuar sot një foto në rrjete sociale ndërsa ndodhet në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama.

“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alex Soros, bashkëngjitur fotos ku shfaqet krah kryeministrit Rama.

Kryeministri ndodhet në Francë në kuadër të Forumit të Paqes që zhvillohet në Paris. Forumi organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë. Për të katërtin vit radhazi, mbledh aktorët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, krerët e shteteve dhe qeverive dhe drejtues të organizatave dhe të kompanive të mëdha shumëkombëshe, si dhe disa aktorë të shoqërisë civile.