Urimi i Bujar Çelës me diktatorin Hoxha,reagon Sali Berisha: Kjo është fytyra e vërtetë e PS-së

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjen më të përfolur së fundmi në politikën shqiptarë, urimin e deputetit socialist Bujar Çela për ditën e Flamurit, i cili nuk ngurroi të promovonte dhe portretin e diktatorit Enver Hoxha.

Për Berishën, ky qëndrim i Bujar Çelës reflekton fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste dhe ‘neobllokmenit Edvin Kristaq Rama’.

Sali Berisha: Kryexhelati i shqiptareve ne histori si kartoline urimi per shqiptaret ne diten e Pavaresise se Shqiperise nga zedhenesit e Edvin Kristaq Kolekes. Kjo eshte fytyra e vertet e PS se neobllokmenit Edvin Kristaq Xhelati.

 

Deputeti Bujar Çela shkaktoi mjaft zhurmë ditën e djeshme pasi uroi në grupin e ËhatspApp të Komisionit të Ligjeve 28 Nnëntorin me foto të Shqipërisë dhe portretin e diktatorit Enver Hoxha.

Ishte Alibeaj ai që denoncoi këtë qëndrim komunist të deputetit Çela dhe PD kërkoi minimumi një distancim të socialistëve të tjerë.

Ditën e sotme, Çela i qëndroi përsëri mendimit të tij, duke u shprehur se nuk është mirë të mos e pranojmë historinë tonë dhe sipas atij, lufta kundër nazistëve nuk ka pasur komandant tjetër veçse Enver Hoxhës.